Në një ceremoni madhështore në Hotel Marriott Zurich, me mbi 600 studentë që po gradoheshin, qindra prindër, që kishin ardhur për t’i kurorëzuar sukseset e fëmijëve të tyre dhe mysafirë tjerë, presidenti i Benedict-/BVS-Schule në Cyrih, Heinrich Meister ka uruar dhe ndarë diplomat në mënyrë solemne për studentët e diplomuar.

Shumë fjalime falënderimi u janë adresuar profesorëve për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm me studentë!
Në mesin e mbi 600 të diplomuarëve figurojnë edhe emra shqiptarë, dhe kjo tregon se është shtuar interesimi i tyre për «Benedict -Schule».
Ky fakt e bën krenar shqiptarin Arsen Shohi, udhëheqës për investime në këtë shkollë në Zvicër.
Arsen Shoshi, i cili vlerësohet të jetë dora e djathtë e presidentit të «Benedict Schule», Heinrich Meister, tha se dita ditës po shtohet numri i studentëve të këtushëm shqiptarë në Zvicër
«Për çdo vit jemi dëshmitarë të një ambient të këtillë madhështor e të gëzueshëm, jo vetëm për studentët, por edhe për mua, sepse sot po diplomojnë edhe studentë shqiptarë në Zvicër”, tha Arsen Shoshi duke treguar se përse preferohet ky institucion i arsimit të lartë nga studentët shqiptarë.
«Benedict Schule» në Cyrih ofron programe studimi në një spektër të gjerë e në shumë fusha e degë, duke filluar që nga Mjekësia e deri tek programet Master dhe Bachelor.
Ai ka përmendur edhe shkollën hotelerisë në Lucern që është bërë mjaft atraktive sidomos për studentët e huaj, në mesin e tyre edhe nga Kosova.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit janë argëtuar me muzikë live në një koktej të organizuar nga Benedict Schule, kurse kulmi i ceremonisë ka qenë kur studentët kanë hedhur kapelat studentore, që është një traditë në këso ngjarjesh.
Publireportazh



