Skip to content

Tatimi paushall mbetet për të huajt

Tatimi paushall do të mbetet në agjendën politike në Zvicër, në Argau qytetarët do t’i paguajnë më pak taksa shtetit. Pas heqjes në kantonin e Cyrihut, nisma të tilla kanë rezultuar në disa kantone të tjera në Zvicër që duan ta bëjnë të njëjtën. Por, tatimi paushall do të mbetet edhe më tutje për të […]

Tatimi paushall do të mbetet në agjendën politike në Zvicër, në Argau qytetarët do t’i paguajnë më pak taksa shtetit.

Pas heqjes në kantonin e Cyrihut, nisma të tilla kanë rezultuar në disa kantone të tjera në Zvicër që duan ta bëjnë të njëjtën.

Por, tatimi paushall do të mbetet edhe më tutje për të huajt e pasur.

Nisma “Taksa korrekte për familjet” është hedhur poshtë nga zviceranët në Bernë.

Zgjedhësit të dielën në Bernë kanë refuzuar propozimin kundër iniciativës për të shfuqizuar tatimin paushall për të huajt e pasur.

Ndërsa në Kantonin e Aargau qytetarët votuan për rishikimin e ligjit për taska. Kjo do të thotë se në kantonin Aargau qytetarët do t’i paguajnë më pak taksa shtetit. Do të lirohen veçanërisht klasa e mesme dhe familjet. Tatime do të paguajnë më pak edhe ata që fitojnë më shumë dhe bizneset.