Një Jo me rezultat të ngushtë, 52% ka ardhur si përgjigje e votuesve edhe për iniciativën “Për banim të sigurt në pleqëri”.
Ky rezultat del nga llogaritjet e deritashme të të dhënave nëpër kantone, ndërsa kuota për mundësinë e gabimit në këtë fazë është +/- 2 për qind.
Iniciativa “Për banim të sigurt në pleqëri” pretendon që pronarëve të shtëpive që i banojnë vetë, t`u mundësohet që, në moshën e pensionit të lirohen nga tatimi për banim.
Iniciativa e tretë në nivel të Zvicrës, ajo për mbështetjen e edukimit muzikor të të rinjve, është pranuar në mënyrë bindëse por ende mungojnë përqindjet