Në kohën kur debati për zgjidhjen e kontestit të emrin mes Athinës dhe Shkupit po zhvillohen në instanca më të larta, së fundi është zhvendosur edhe në Kishën Autoqefale të Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të riemërtohet Kryeposhkopata Autoqefale e Ohrit.
Kjo kërkesë i është paraqitur kishës nga vetë kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, por ka edhe një problem tjetër: Kisha Autoqefale e Maqedonisë nuk njihet nga asnjë kishë tjetër në botë. Me ndryshimin e emrit, atëherë Patriarkana Ikumenike e Stambollit mund ta shqyrtojë mundësinë e njohjes.
Në anën tjetër, Serbia pretendon se kishat e Ohrit janë serbe dhe me siguri mund të ndërhynte për të kundërshtuar njohjen e këtij emri.