Ministria e Punëve të Brendshme njofton se duke filluar nga nesër qytetarët, të cilët kanë gjoba për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor të papaguar, nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve.
“Sipas Ligjit për Automjete, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor. Ky vendim i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtësve në trafik”, thuhet në njoftim.
Ministria e Brendshme thotë se qëllimi i këtij vendimi është edhe parandalimi dhe zvogëlimi i numrit aksidenteve në trafik.