Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se Kosova më nuk duhet të bëjë kompromise me Serbinë, por vetëm të kërkojë njohjen si shtet.
“Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta dhe është treguar shumë konstruktive, madje edhe në dëm të vetin. Këtu duhet të jetë fundi i gjithë asaj dhe tani e tutje duhet të bisedohet vetëm për pranimin shtet-shtet, në mënyrë që të komunikojmë si fqinj.
Nuk do të hyhet në tema të tjera që e komplikojnë procesin. Temat që janë trajtuar atje, shumica kanë qenë të brendshme për Kosovën dhe s’është dashur të diskutohen fare”, është shprehur ai në Interaktiv të KTV-së, përcjell albinfo.ch.