Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar gjatë ditës me Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen. Në këtë takim, Thaçi e ka falënderuar homologun e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërshtetëror.
Presidenti është takuar edhe me kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Thaçi, ndërkaq, gjatë kësaj vizite, ka përsëritur nevojën që kosovarët të lëvizin pa viza në Evropë. “
Që kosovarët kanë të drejtën e lëvizjes së lirë, njëjtë si evropianët e tjerë, është një çështje humane. Nëse vazhdon izolimi i qytetarëve, atëherë do t’u krijohen hapësira ideologjive të tjera, të cilat janë kundër interesave të BE-së”, ka thënë Thaçi për televizionin publik austriak.