Galatasaray është shpallur kampion i Turqisë dhe ka fituar të drejtën të marrë pjesë drejtpërdrejt në Ligën e Kampionëve.
Skuadra turke ka filluar miliona euro, dhe ka filluar të ëndërrojë, shkruan ‘Blick’.
Njëri ndër futbollistët e dëshiruar është ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili ka një klauzolë prej 14.5 milionë euro. Ai shënoi tetë gola dhe gjashtë asistime në sezonin e fundit në Angli, përcjell albinfo.ch.
Mediat turke e kanë vënë edhe në faqen e parë. Emra të tjerë të kërkuar janë Oumar Niasse (Everton), Juan Bernat (Bayern Munchen), Andre Gomes (Barcelona) ose Emre Mor (Celta Vigo).
Megjithatë, prioriteti i Shaqirit është në një ligë më të fortë. Tottenham dhe Everton e kërkojnë, ashtu si ish-trajneri i tij, Mark Hughes, që e dëshiron në Southampton. Në afatin e janarit e kërkoi Roma.
Shaqiri mund të vendosë për të ardhmen para ndeshjes së parë në Kupën e Botës ndaj Brazilit më 17 qershor.
