Ka përfunduar pjesa e parë e miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku Kosova është në epërsi 1:0.
Ishte Arbër Zeneli, i cili ka realizuar gol për Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Kur po zhvillohej minuta e 20-të, Zeneli pranoi një pasim të mirë nga mesfusha për të mposhtur Etrit Berishën për epërsinë 1:0, shkruan albinfo.ch.
Më herët edhe Donis Avdijaj kishte një rast shënimi, por dështoi përballë Berishës.
Shqipëria në pjesën e parë nuk kishte asnjë gjuajtje në portë dhe pa raste për shënim.