Futbollisti shqiptar, Hekuran Kryeziu edhe zyrtarisht është ndarë nga skuadra zvicerane, Luzern.
Njoftimin e ka dhënë vetë skuadra zvicerane në faqen e saj zyrtare, shkruan albinfo.ch.
“Ju njoftojmë se Hekuran Kryeziu nuk do të rinovojë kontratën e skaduar me Luzernin. 25-vjeçari ka qenë pjesë e klubit nga viti 2004 dhe ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e klubit. Hekurani debutoi në sezonin 2011/12, dhe përveç një huazimi të shkurt në Vaduz, gjithmonë ka qenë pjesë e ekipit të parë.
Edhe pse bisedat kanë qenë intensive nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës. FC Luzern e falënderon Kryeziun për ndihmën që ka dhënë dhe i dëshiron të gjitha të mirat”, njofton skuadra zvicerane.
Tashmë mesfushori i Kosovës është i lirë dh mund të ndërrojë ambient.