Çmimi i vinjetës së autostradës mbetet i diskutueshëm në Zvicër. Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka votuar për një rritje të çmimit të vinjetës prej 40 në 100 franga.
Ndërsa Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka mbrojtur qëndrimin tjetër për një rritje të çmimit të vinjetës deri në 70 franga.
Se duhen mjete për zgjerimin e rrugëve është bindur edhe Dhoma e Kantoneve të Zvicrës. Përfundimisht edhe Qeveria dëshiron për të rritur çmimin e vinjetës nga 40 deri 100 franga.
Përveç kësaj, në të ardhmen vinjeta do të kushtojë 40 franga për dy muaj.
Dhoma e vogël e parlamentit ka marrë sugjerimet e Qeverisë. Vendimi i Dhomës së Kantoneve i është kaluar sërish Dhomës Nacionale të Parlamentit.
Çmimi i Vinjetës së autostradës në Zvicër nuk ka ndryshuar për më shumë se 20 vjet, ka thënë ministrja e Transportit, Doris Leuthard.