Një medikament i ri kundër dhimbjes së kokës nga “Novartis” sjell shpresa të mëdha për ata që vuajnë nga migrena. “Aimovig” është medikamenti i ri në treg që mund të parandalojë dhimbjet e kokës.
Javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave i dha miratimin “Novartis”-it dhe kompanisë amerikane të bioteknologjisë “Amgen”, sipas SonntagsZeitung. Gjithashtu në Evropë dhe Zvicër «Aimovig» do të hyjë në treg në muajt e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Ilaçe të ngjashme janë zhvilluar nga kompanitë farmaceutike “Eli Lilly”, “Teva Pharmaceutical” dhe “Alder Biopharmaceuticals”. Në Zvicër rreth një milion njerëz vuajnë nga migrena – pritjet e medikamenteve të reja janë të larta.
“Aimovig” është një i ashtuquajtur antitrup dhe duhet të injektohet një herë në muaj. Në SHBA shiringa mujore kushton 575 dollarë, një çmim i tillë ka gjasa të jetë i ngjashëm në Zvicër.