Shteti e ka plotësuar kërkesën e familjes Dehari e cila në shkurt të vitit 2017 vendosi që ekspertizën për vdekjen e djalit të tyre ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.
“Po, i kemi dërguar të gjitha informatat relevante për procedurën penale dhe të dhënat mjekësorë autoriteteve zvicerane për t’u proceduar në institucionin profesional për ekzaminimin e nevojshëm”, është shprehur Lumezi ër Gazetën Express.
Ndërkaq ka bërë të ditur se janë duke e pritur raportin dhe konstatimin e ekspertëve zviceranë. Lumezi nuk ka treguar se sa kohë nevojitet për këtë ekzaminim.
Astrit Dehari, një aktivist i Vetëvendosjes, vdiq më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin me granatahedhës në Kuvend në gushtin e 2016-ës.
Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2016 miratoi rekomandimet për rastin Dehari, ndër të cilat “familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së, ose SHBA dhe Qeveria t’i heqë të gjitha shpenzimet”.
Familja Dehari në shkurt të vitit 2017 vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze. Për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit janë bërë vazhdimisht protesta.