Kënga zyrtare e Kampionatit Botëror të sivjetmë, i cili do të mbahet në Rusi, ka dal në Youtube, të cilin e këndën shqiptarja Era Istrefi.
Era Istrefi në bashkëpunim me aktorin Hollivudian, Will Smith e Nichky Jam këndojnë këtë këngë, e cila thirret “Live It Up”, përcjell albinfo.ch.
Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren.
Kënga është publikuar në “Youtube” nga Nicky Jam, thjesht si kolonë zanore, por për herë të parë do të ekzekutohet në finalen e Botërorit, duke pasur të garantuar shikueshmërinë e tejskajshme.