Skip to content

Falsifikoi monedhën 50 euro, dënohet me 2.5 vjet burg

Për shkak të falsifikimit të parave një shqiptar (25) është dënuar me 2.5 vjet burg, shkruan mittelbayerische.de. 25 vjeçari u shpall i fajshëm për falsifikimin e disahershëm të monedhës 50 eurëshe dhe i ka përdorur në Regensburger Altstadt për të blerë pije, ku si këmbim ka marrë paratë origjinale. Por kjo nuk rezultoi suksesshëm në […]

Për shkak të falsifikimit të parave një shqiptar (25) është dënuar me 2.5 vjet burg, shkruan mittelbayerische.de. 25 vjeçari u shpall i fajshëm për falsifikimin e disahershëm të monedhës 50 eurëshe dhe i ka përdorur në Regensburger Altstadt për të blerë pije, ku si këmbim ka marrë paratë origjinale.

Por kjo nuk rezultoi suksesshëm në diskotekën „Sudclub“ am Domplatz ku kamarieri e zbuloi paranë e falsifikuar, i cili menjëherë njoftoi sigurimin. Përkundër tentativës për t’u larguar, shqiptari bie në duart e policisë, të cilët i sekuestruan 14 bankënota të falsifikuara, përcjell albinfo.ch.

Shoku i tij (23), i cili jeton dhe punon në Regensburg, është dënuar me kusht – në mungesë të provave.