Skuadra shqiptare, Kosova e Cyrihut, të shtunën do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni.
Kosova më 26 maj do të ndeshet me FC Eschen Mauren, takim që zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin Juhhof 1, Vulkanstrasse 200, 8048 Zyrih, shkruan albinfo.ch.
Kjo është ndeshja e fundit për këtë sezon në kampionat dhe vendimtare për skuadrën shqiptare, që të mbetet në ligën e parë zvicerane.
Kosova ndodhet në vendin e 13-të me 28 pikë, aq sa ka edhe Hongg që renditet në vendin e 12-të, kurse Eschen ka 31 pikë. Pra, Kosova duhet patjetër që të fitojë këtë ndeshje për të mbetur në Ligën e Parë.
Skuadra shqiptare shpreson se do të ketë përkrahjen e publikut, ashtu siç e ka pasur deri më tani. Ajo i ka ftuar tifozët që të vijnë në numër sa më madh. Gjithashtu edhe hyrja është falas, andaj pritet të mbushet stadiumi.
