Xherdan Shaqiri kaloi në një formë të mirë, por kjo nuk vlejti për skuadrën e tij, që ra nga Premierliga dhe ndryshimet menjëherë kanë filluar.
Stoke City ka emëruar Gary Rowettin si trajnerin e tyre të ri. Ai zëvendëson Paul Lambertin, përcjell albinfo.ch.
43-vjeçari kaloi në Stoke, që pagoi 1.8 milionë funte, për shkak të kontratës së tij me Derby.
“Kjo ka ardhur shumë shpejt, por jam absolutisht i kënaqur që e bëj këtë veprim në një klub të tillë. Ky ekip ka pasur stabilitet të mahnitshëm gjatë viteve, sigurisht që Stoke City do të kthehet në Premierligë së shpejti”, ishin fjalët e para të Rowett si trajner i Stoke.