Para se Bundestagu gjerman ta marrë vendimin që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, Serbia duhet t’i plotësojë edhe shtatë kushte tjera.
Njëri prej tyre është edhe zbardhja e sulmit në ambasadën gjermane dhe përcaktimi i qartë i krimeve, siç është ai i Srebrenicës, ka deklaruar sot në Beograd zyrtari lartë i partisë së kancelares Angela Merkel, Andreas Schockenhoff.
Ky i fundit tha se kur është fjala për Kosovën, Gjermania pret që Serbia, para nisjes së negociatave për pranimin si anëtare në Bashkimin Evropian, të nënshkruaj me Kosovën deklaratën e përbashkët juridiko-obliguese e cila do të zbatohej deri në fund të negociatave për pranim.
Zyrtari gjerman ka bërë publike shtatë pikat që i pret Gjermania nga Serbia në rrugën drejtë BE-së, duke theksuar se nuk është fjala për kurrfarë kërkesash të reja, transmeton RTK.
Deri në marrjen vendimit mbi fillimin e negociatave, Serbia duhet ta përmbush Planin e aksionit i cili në fillimit të vitit 2011 e ka lidhur me Komisionin Evropian.
Para marrjes së vendimit në Parlamentin gjerman për nisjen e negociatave me Serbinë, pritet realizimi i plotë i rezultateve të deritashme në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe marrëvesgja për vazhdimin e dialogut jashtë temave tani më të parashikuara, sikurse janë energjetika dhe telekomunikacioni.
Bundestagu pret në vazhdimësi fillimin e heqjes së strukturave paralele në aparatin e sigurisë e të administratës si dhe të financimin e tyre në KosovëPo ashtu Beogradi duhet edhe më shumë ta përdorë ndikimin e vet dhe të ndikojë në vazhdimësi tek serbët në veri të Kosovës që aktivisht të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KFOR-in.
Me përafrimin e anëtarësisë nuk guxon të barten konfliktet e pazgjidhura në BE. Serbia para negociatave lypset të tregojë vullnet evident se është e gatshme të arrijë normalizimin juridikisht obligues të raporteve me Kosovën me perspektivën se të dy anëtaret me të drejta të barabarta në kuptimin e traktatit të BE, mund t’i realizojnë të drejtat dhe detyrimet e veta pavarësisht nga njëra tjetra dhe bashkërisht.