Një çift bashkëshortësh ishin shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi kishin mundur të merrnin në total një shumë prej 200 mijë eurosh.
Fisnik K., 34-vjeçar dhe e shoqja, Migena K., 27 vjeçare nga Dërmënas i Fierit, kanë mashtruar “persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do t`i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro”, përcjell albinfo.ch.
Ndaj tyre Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda.