Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, të realizuar në vitin 2011, pritet të publikohen më 21 shtator.
Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën përgjegjësja për Komunikim dhe Informim nga Zyra për Regjistrim të popullsisë, në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi.
“Zyra për Regjistrim të Popullsisë është duke i bërë përgatitjet e fundit për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare për Shpalljen e rezultateve përfundimtare te dala nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave ne Kosove”, është shprehur Qeriqi