Magid Magid, i cili ka lindur në Somali dhe ka ardhur si refugjat në Britaninë e Madhe në moshën pesë vjeçare me familjen e tij myslimane, është shpallur kryetari më i ri i partisë së Gjelbër në Sheffield, shkruan albinfo.ch.
Magid me stilin e tij ka rrëmbyer zemrën e shumë fansave në gjithë botën dhe ka premtuar që të sjell kthesë moderne në zyrën e tij.
“Unë dhe familja ime erdhëm në Sheffield nga Somalia kur isha pesë vjeç. Erdhëm për një jetë më të mirë dhe ishte një qytet i mrekullueshëm. Por unë nuk jam aq arrogant që të mendoj se çdo gjë e kam arritur vetë,” tha Magid.
28 vjeçari ka perfunduar studimet në Universitetin e Hull për biologji.