Kolona e automjeteve që sot kanë pritur në anën veriore të tunelit Gotthard ka arritur pak pas mesditës gjatësinë prej 28 kilometrash. Fjala është për distancën në mes të lokaliteteve Buoch- Göschennen.
Me këtë është regjistruar rekord sa i përket gjatësisë së kolonës në 19 vitet e fundit në festën e “Rrshajve” e cila festohet gjatë kësaj fundjave dhe deri të hënën, bën të ditur shërbimi informativ i komunikacionit rrugor Viasuisse, transmeton albinfo.ch.
Por, kolona e para 19 viteve ishte shkaktuar pasi që, për shkak të vërshimeve që kishin ndodhur, rruga që të çon drejt Tunelit Gotthard ishte bllokuar.
Kohëzgjatja më e madhe e pritjes në kolonën e sotme ka qenë pesë orë. Ndryshe, kolona që nga mëngjesi i të premtes deri në pasditen e të shtunës nuk është ndërprerë në asnjë moment.