Konflikti për një copë toke që shpërtheu në rrjetet sociale amerikane është kthyer në video humoristike nga Shtëpia e Bardhë. Disa thonë se është e “Yanny”, të tjerët betohen se nuk është e askujt tjetër përveç “Laurel”.
Në fund del presidenti Donald Trump duke thënë: “Unë dëgjoj shumë Covfefe”.
Pronari i fjalës Covfefe
Askush nuk e di me tamam se çfarë do të thotë shprehja “covfefe”. Me gjasë as vet “zbuluesi” i tij, presidenti amerikan Donald Trump që tani e përdor përherë të dytë.
Pas fitores së zgjedhjeve ai tha: “Përkundër raportimeve vazhdimisht negative të shtypit. covfefe”. Ai e kishte shkruar këtë fjalë në fund të fjalisë në tëeeter dhe e gjithë bota mediale pastaj është marrë, herë seriozisht e herë me humor, me shpjegimin e kësaj fjale misterioze.
Pronari i kësaj fjale është tetovari Shpëtim Shaqiri, i cili jeton në Valis të Zvicrës. Kjo shprehje u bë shumë e njohur në mbarë botën, edhe pse askush nuk ia di kuptimin e vërtetë.
“Fjala e përdorur nga presidenti Donald Trump ka qenë sigurisht një kod sekret i Pentagonit. Besoj se presidenti amerikan e përdori pa qëllim këtë fjalë. I besoj korrektorit smartphone, i cili në vend të fjalës ‘Coverage’, ia këshilloi emrin e incizuar Covfefe”, u shpreh për albinfo.ch Shpëtim Shaqiri, i cili këtë shprehje e ka kthyer në një markë.
Si një person që e njeh mirë ekonominë, Shpëtimi duke e kuptuar se sa e famshme është bërë në gjithë botën kjo fjalë, menjëherë ka aplikuar për ta përvetësuar.
“Është diçka e pashpjegueshme. Jam shumë i lumtur. Sot marka “Covfefe” është e njohur pothuajse sa Red Bull”, pohonte ai për albinfo.ch.
Përdorimi për herë të dytë i fjalës Covfefe, bile me zë, nga presidenti amerikan Donald Trump, me siguri i sjell më shumë kërkesa Shpëtim Shaqirit, i cili bleu të drejtën e përdorimit të kësaj fjale me 900 franga.
#Laurel? #Yanny? Or… pic.twitter.com/5hth07SdGY
— The White House (@WhiteHouse) May 17, 2018