Pas një kohe relativisht të gjatë çmimi i derivateve të naftës sërish ka pësuar ngritje në Kosovë.
Çmimi i naftës dhe ai i benzinës, është ngritur në 1.10 cent, gjegjësisht në 1.11 cent gjatë muajit të katërt të këtij viti, krahasuar me muajin paraprak, sa ishte 0.95 cent.
Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një prononcim për Indeksonline ka treguar arsyet e trendit të ngritjes së çmimit të derivateve.
“Sa i përket çmimit te derivateve kemi një rritje të lehtë. Por çmimin e dikton Berza ditore dhe organizata prodhuesve OPEK. Ne vitin e kaluar në këtë kohë çmimi i naftës ka qen 0.95 cent. Kjo sepse ka qenë kuota ndërkombëtare e prodhimit e madhe, ndërsa këtë kohë prodhimi i derivateve ka rënie dhe në mënyrë automatike kemi rritje te derivateve në globin ndërkombëtar dhe kjo ndikon edhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Berjani ka shtuar se qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me derivate me çmim më te lirë në regjion më të lirë se Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.
Sipas tij qytetarët dhe bizneset s’kanë nevojë për panik se sepse janë duke u shërbyer me çmime reale.