Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është përballur me drejtësinë për masën e arrestit. Të shtunën Gjykata vendosi arrest shtëpie me akuzën e trafikut të narkotikëve dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi duke thënë se arrest shtëpiak për të do të thotë njësoj si arrest me burg. Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku.
Ndërkohë, prokurori Besim Hajdarmataj tha se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi. Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blerë nga Orges Liperi dhe u ble 15 mijë euro. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajn. Do të konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS siç është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.