Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i ka uruar besimtarët islamë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Tërnava ka uruar agjërim të lehtë, duke thënë se ky është një proces, i cili gdhend tiparet e larta të moralit dhe u jep formë të përsosur atyre për të fituar epitetin e agjëruesit të vërtetë, përcjell albinfo.ch.
“Ne, në veçanti gjatë këtij muaji, duhet të dëshmojmë vetëpërmbajtjen, maturinë, fjalët dhe sjelljet”, ka thënë Tërnava.