Abdulah Ahmedi nga Gostivari, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka bërë edhe një hap tjetër në karrierën e tij.
Ahmedi ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Fakultetin Juridik në Universitetin e Gjenevës, shkruan albinfo.ch.
“Juria më dha titullin “cum laude – distinction”, ka njoftuar ai në rrjetet sociale.
Gjithashtu Ahmedi i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë, që nuk i ka munguar asnjëherë, derisa nuk kanë munguar urimet e shumta në drejtim të tij.




