Skip to content

Hasani thotë se ligji do t’i mbrojë mediat, jo t’i vërë nën kontroll

Në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është sqaruar se iniciativa për hartimin e ligjit të veçantë për mediat nuk synon kontrollin, por mbrojtjen e tyre. “Komisioni i Pavarur për Media nuk ka përgjegjësi të merret me këtë, e ka vetëm licencimin dhe frekuencat dhe të kemi një ligj për media të shkruara, […]

Në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është sqaruar se iniciativa për hartimin e ligjit të veçantë për mediat nuk synon kontrollin, por mbrojtjen e tyre.

“Komisioni i Pavarur për Media nuk ka përgjegjësi të merret me këtë, e ka vetëm licencimin dhe frekuencat dhe të kemi një ligj për media të shkruara, online, që t’i mbrojë mediat, e jo t’i kontrollojë, sepse mediat janë në një situatë të rëndë”, ka thënë kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, përcjell albinfo.ch.

E deputeti Milaim Zeka ka theksuar se ky ligj ka për qëllim rregullimin e problemeve brenda mediave.  “Përmes disa gazetarëve mercenarë po dezinformohet opinioni për hartimin e ligjit të veçantë për media. Çdo ligj këtu bëhet në harmoni me ligjet e BE-së. Në Kosovë janë mbi 400 portale që janë të paregjistruara, TV lokale që nuk kanë licencë, detyra jonë është t’i rregullojmë gjërat e tilla”, ka shtuar ai.