Mes vrasjeve të palestinezëve, prezencës së Ivanka Trumpit dhe burrit të saj si dhe 33 përfaqësuesve tjerë shtetërorë SHBA zyrtarisht hapi ambasadën në Jerusalem, duke e njohur kështu qytetin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit.
Zhvendosja e Ambasadës u shoqërua me trazira në Jerusalem.Të paktën 41 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1,800 janë plagosur nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës derisa po bëhej inaugurimi i ambasadës nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në prezenecës e vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner.
Sipas ministrisë së jashtme izraelite, 33 shtete së shpejti do ndjekin shembullin e SHBA-së dhe se morrën pjesë në inaugurimin e ambasadës amerikane në Jerusalem.
Në vijim është lista e 33 shteteve që morrën pjesë në inaugurim: Shqipëria, Angola, Austria, Kameruni, Kongoja, Republika demokratike e Kongos, Bregu i Fildishtë, Republika Çeke, Republika Domenikane, El Salvador, Etiopia, Gjeorgjia, Guatemala Hondurasi, Hungaria, Kenia, Myanmari, Nigeria, Panama, Peru, Filipinet, Rumania, Ruanda, Serbia, Sudani Jugor, Tajlanda, Maqedonia, Ukraina, Vietnami, Paraguai, Tanzania dhe Zambia.