Gjykata e Beratit do të shqyrtojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë.
Prokuroria ndërpreu hetimet, pas kërkim faljes që bëri kryeministri. LSI-ja sërish ankimoi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për mos fillimin e procedimit penal ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me bazën ligjore: Neni 75/a e vijues dhe neni 291 i Kodit të Procedurës Penale.
Fillimisht LSI ankimoi vendimin e prokurorisë së Përgjithshme në Gjykatën e Lartë por kjo e fundit i kaloi çështjen gjykatës së Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në Kuçovë.
Në datën 16 maj do të zhvillohet gjyqi ndaj kërkesës së LSI për rinisjen e hetimeve ndaj kryeministrit.