Ndërkaq, kryetari i Serbisë, Vuçiq, deklaron se çështja e Kosovës duhet zgjidhur, për hir të gjeneratave të ardhshme, por jo ashtu që Kosova të fitojë çdo gjë e Serbia të humb gjithçka, njoftojnë mediet serbe.

Drejtorët politikë të vendeve të Kuintit kanë mbajtur takim konsultativ për fazën finale të dialogut në mes të Prishtinës e Beogradit, që duhet mbajtur në muajt e ardhshëm e që do të rezultojë me normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

Sipas informatave jozyrtare qarkullon formula ku thuhet se marrëveshja bazë është: Kosova në OKB, ndërsa Serbia në BE, transmeton RTK.