Xherdan Shaqiri tregoi një formë të mirë personale sezonin e fundit në Angli, por skuadra e tij ka rënë nga Premierliga pas dhjetë vitesh.
Por, në drejtim të yllit shqiptar pritet të vërshojnë ofertat gjatë verës, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e fundit e interesuar për Shaqirin është West Ham United, ku tifozët kanë kërkuar nga zyrtarët e klubit që ta blejnë.
Më herët interesim kishin shfaqur edhe Everton dhe Newcastle United. Në Gjermani gjithashtu e dëshirojnë futbollistin e Përfaqësueses zvicerane, si Dortmund dhe Hoffenhaim.
Shaqiri i cili shënoi tetë gola dhe gjashtë asistime në sezonin e fundit, kushton 13 milionë euro.