Të premten nis xhiroja e parafundit e Vala Superligës në futboll, java e 32-të, me dy ekipet kryesore në luftë për titull, që luajnë po të premten.
Nga ora 16:00 në Gjilan kryesuesja e tabelës, Drita, pret kampionen aktuale Trepçën ’89, ndërsa në Prizren, Liria është nikoqire e Prishtinës, në duelin tjetër interesant të kësaj xhiroje, përcjell albinfo.ch.
Drita që nuk di për humbje në 28 ndeshje rresht, prin në tabelë me 63 pikë, tri më shumë se Prishtina e vendit të dytë.
Në rast se ruhet kjo distancë, atëherë titulli i kampionit të Kosovës për këtë edicion do të vendoset javën e ardhshme në Pejë.