“Takimi i shumëpritur në mes të Kim Jong Un dhe meje, do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor. Të dy do të tentojmë ta bëjmë këtë moment të veçantë për paqen në botë”, ka shkruar Trump në Twitter.
Më herët është përmendur si vend i mundshëm i takimit edhe kufiri mes Koresë Veriore dhe Jugore, aty ku ndodhi takimi historik mes liderit jugor, Moon Jae-in dhe Jong-unit dhe Mongolia.