Futbollisti shqiptar që po i mbron ngjyrat e Kombëtares gjermane në Kampionatin Evropian të moshës U 17, Leon Dajaku, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme kundër ekipit të Serbisë, duke shënuar dy gola.
Ai realizoi në minutat 24 e 37, shkruan albinfo.ch.
Dajaku ishte titullar në këtë ndeshje, duke luajtur deri në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Kombëtarja gjermane mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në të cilin grup gjenden edhe ekipet e Holandës dhe Spanjës.