300 personalitete të njohura franceze, mes tyre edhe ish presidenti Nicolas Sarkozy dhe ish kryeministri Manuel Valls, kanë nënshkruar një manifest për të larguar disa ajete nga libri i shenjtë i Kuranit.
Por kjo nuk ka kaluar pa u komentuar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke i krahasuar ata me ISIS.
“Kush jeni ju që doni të sulmoni librin tonë. Ne e dimë se kush jeni ju. Ju nuk jeni të ndryshëm nga ISIS,” tha ai.
Në letrën e publikuar në 22 prill në të përditshmen Le Parisien personalitetet e njohura franceze kërkojnë heqjen e ajeteve kuranore ku flitet për “vrasjen dhe dënimin e hebrenjve, krishterëve dhe jo-besimtarëve.” Kjo për shkak se këto ajete nuk përkojnë me kohën dhe janë të “vjetëruara”.