Në kishën e rinovuar të Shën Gjergjit në Prizren, peshkopi Teodosije u inaugurua të dielën në krye të Dioqezës për Prizren e Rashkë. Ceremonia është përcjellë me një liturgji të drejtuar nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej.
Të pranishëm krahas qindra serbëve, ishin edhe këshilltari i presidentit të Serbisë, Mlagan Gjorgjevic, zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic.
Ceremonia e cila vazhdoi deri në mesditë u sigurua nga forca të mëdha të policisë, të mbështetura edhe nga KFOR-i