Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar personin A. R. (33 vjeç) i dyshuar për kanosje.
Njoftimi është dhënë nga Policia e Kosovës. “Sot në ora 06:00, në fshatin Shkabaj, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se personi i arrestuar është i dyshuar për kanosjen e zyrtarëve të Ambasadës Finlandeze në Kosovë.