Me kohë pritej plot emocione vendtakimi historik i dy liderëve. Kishte mendime se takimi do ndodhte në Zvicër ose Mongoli, megjithatë sipas gazetës koreanojugore, „Chosun Ilbo“ takimi do organizohet në Singapur. E përditshmja mbështetet te burime diplomatike, ndërsa data e takimit është mesi i majit, informon albinfo.ch.
Në fund të prillit Kim Jong Un u takua me presidentin e Koresë Jugore Moon Jae. Kjo tregon se vendi komunist i Koresë Veriore po del nga izolimi i gjatë shumëvjeçar.