“Ne kërkojmë që të sjellim rregullin edhe në të ardhmen,” tha ministri i brendshëm austriak Herbert Kickl nga partia e ekstremit të djathtë FPÖ. Dhe sipas burimeve të të përditshmes austriake “Krone” janë shtuar masovikisht dëbimet e azilantëve të refuzuar nga Austria drejt vendeve të origjinës, shkruan albinfo.ch.
1299 emigrantë janë dëbuar nga janari në prill 2018 – një plus 38 përqind nga viti paraprak në të njëjtën periudhë. Kickl pranoi se të gjithë azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa do binden të largohen vetë nga Austria, në rast të kundërt, do veprojë shteti.
Shumica e aeroplanëve Charter me azilantë të refuzuar kanë flutuar drejt Pakistanit, Nigerisë, Gjeorgjisë, Armenisë, Rusisë, Afganistanit, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë dhe Polonisë.
