Një person ka hedhur granatë dore në drejtim të disa personave tjera pas një konflikti që kanë pasur rreth orës 19:00 të së shtunës në rrugën “Shaban Shala” ne Prishtinë.
Policia njofton se ka arrestuar dy persona, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga ky rast nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.