Ka nisur në Daka punimet Konferenca ministrore e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Kosova përfaqësohet me statusin e mysafirit të veçantë prej Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
“Lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimi në Interpol, aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI do të jenë tre objektivat e pjesëmarrjes së delegacionit kosovar të nivelit të lartë”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Pacolli ka takuar homologët e tij nga Bangladeshi, Arabia Saudite, Azerbaixhani, Kazakistani, Guajana, Ishujt Komore, Palestina, Surinami, Maldivet, Mozambiku, etj. Konferenca e sivjetme shënon kalimin e drejtimit të radhës së kësaj organizate nga Bregu i Fildishtë tek Bangladeshi.
Ministri i jashtëm Pacolli pati një takim të shkurtër edhe me Ministren e Jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland.