Ushtria gjermane duhet të rikonstruktohet. Misionet e huaja si në Afganistan dhe Kosovë duhet të braktisen. Kjo del nga një dokument politikash me titull “Koncepti i Mbrojtjes Kombëtare”, të cilin e disponon “Süddeutsche Zeitung”.
Politika gjermane e ushtrisë u ndryshua pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, me pjesëmarrje në misionet paqeruajtëse si në Kosovë dhe Afganistan. Megjithatë kohëve të fundit është shfaqur kërcënimi rus në Ukrainën lindore dhe pas aneksimit të Krimesë (2014) dhe sulmeve kibernetike, Gjermania kërkon të ndryshojë kahjen e ushtrisë së saj. Sidomos BE-ja baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania ndihen të kërcënuar nga fqinji i madh në lindje.
Por këto masa që parashihen nga partitë e djathta gjermane, po hasin në kundërshtime nga partia qeveritare SPD. Opozitarja Die Linke bile thekson se qeveria gjen para për teknikët e “vdekjes” por jo edhe për “shëndetësinë” dhe “arsimimin”.
Për këtë vit janë parashikuar 38.5 miliardë euro për buxhetin e ushtrisë, për vitin e ardhshëm 41.5 miliardë euro.