Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, është shkarkuar nga detyra, pasi ajo nuk ka arritur ta kalojë procesin e vettingut.
“Vendimi sapo u deklarua nga trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga Etleda Çiftja dhe anëtarët Brunilda Bekteshi e Genta Tafa Bundo. Vendimi i arsyetuar do të jepet brenda 30 ditësh”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa avokatja e Xhoxhajt ka deklaruar se ata do ta apelojnë vendimin.