Një lajm i mirë vjen për tifozët e YB! Miralem Sulejmani ka nënshkruar dokumentin që zgjat kontratën me dy vjet tjera me YB dhe me të drejtë për zgjatjen e tij për një sezon shtesë. 29 vjeçari i është gëzuar zgjatjes së kontratës.
“Jam tepër i gëzuar, që do jem më tej pjesë e historisë së YB,” tha Sulejmani që është goran me prejardhje nga Kosova.
Ai kishte ftesë edhe nga klube tjera.