Katër ditë pas dështimit të dëbimit të një azilkërkuesi nga Afrika, policia gjermane ka bastisur të enjten në mëngjes kampin e azilantëve në Baden-Württemberger, Ellwangen, rreth 90 kilometra në lindje të Stuttgart-it.
Forcat policore janë të ndihmuara me helikopter, ndërsa nga dëshmitarët janë dëgjuar të bërtitura. Disa azilantë raportohen se kanë kërcyer nga dritaret.
E paqartë është arsyeja e bastisjes masive të këtij kampi, por me gjasë ka të bëjë me arrestimin dhe dëbimin e disa azilkërkuesve të refuzuar. Në këtë kamp, shumica janë afrikanë, ndërsa në fillim të javës policia gjermane hasi në rezistencë të fortë për të dëbuar një person nga Togo.