Në pikat e basteve në të gjithë Shqipërinë ekziston fenomeni i listave të borxhlinjve.
Kumarxhinj të varur nga ky ves i klasifikuar si sëmundje mendore, hyjnë në borxhe me shpresën se një ditë do të fitojnë.
Top Channel intervistoi një nga pronarët e pikave të basteve, që tregon se si është bërë dëshmitar i dramave sociale, përcjell albinfo.ch.
“Luajnë nga mosha më e re, deri tek pensionerët”, thotë ai, duke shtuar se, zakonisht luajnë ata që janë të papunë, por ka edhe shumë të tillë që janë të varur nga bixhozi.