Dhjetë destinacione të reja fluturimi dhe tre të tjera me dyfishim kapaciteti shtohen në këtë prag sezoni turistik, shkruajnë mediat shqiptare.
Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar kërkesën për këto linja, të cilat do të funksionojnë gjatë gjithë periudhës së sezonit veror dhe pritet të kenë ndikim të madh në numrin e turistëve për këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Destinacionet e reja Charter:
- Helsinki-Tiranë. Fluturim në periudhën 11 maj-28 shtator.
- Kopenhagë-Tiranë. Fluturim në periudhën 2 qershor – 18 gusht.
- Budapest-Tiranë.
- Moskë-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 qershor-11 shtator.
- Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim në periudhën 12 maj – 2 tetor.
- Goteborg-Tiranë. Fluturim në periudhën 6 qershor – 3 tetor.
- Gdansk/Poznan/Varshavë/Pragë/Katowice/Londër/Gatwick. Periudha e fluturimit nga qershor deri në shtator.
Destinacionet e reja:
- Tel Aviv-Tiranë. Periudha e fluturimit fund qershori deri më 26 tetor.
- Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 prill deri më 27 tetor.