Në muret e nënkalimit hekurudhor në Dietikon të Cyrihut të premten nga persona të panjohur janë vizatuar dhjetëra grafite me shqiponjën, simbolin e flamurit kombëtar shqiptar.
Sipas policisë, dëmi i shkaktuar me vizatimin e grafiteve shkon në dhjetëra-mijëra franga. Grafitet janë vizatuar gjatë natës mes orës 2 dhe 4.
Shqiponjat ishin vizatuar me ngjyrë të zezë në muret e stacionit, që është simbol i flamurit kombëtar shqiptar.