Pronarja e firmës, Barbara Artmann e kishte mbajtur shumë gjatë prodhimin e atleteve në Windisch AG, derisa tashmë është gjithçka e qartë.
“Është një moment i dhimbshëm. Unë i jam futur kësaj, për të mbajtur prodhimin në një vend zviceran. Ia dola 13 vjet,” tha pronarja Artmann për magazinën ekonomike «ECO» . “Më mirë te ekzistojë gjysma e künzli-it në Shqipëri sesa të shuhet fare. Është momenti më i vështirë i jetës sime”
Shkaku i transferimit të vendit të prodhimit nga Zvicra në Shqipëri është frangu i dobët. Kjo është një mundësi e mirë edhe për ekonominë shqiptare, ku punëtorët shqiptarë që do prodhojnë atletet zvicerane do paguhen sëpaku 400 euro. Ndërsa ato me kualifikim edhe më tepër.
“Kjo i mundëson një zgjatje të prodhimit künzli-t,” tha në fund Barbara.
Künzli është themeluar në 1927 dhe disa herë ka prodhuar atletet edhe për Kombëtaren e futbollit në Zvicër.